Për një shishe ujë- sherri mes policit e kamarierit shkon tutje, biznesmeni bën për spital policin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për një shishe ujë- sherri mes policit e kamarierit shkon tutje, biznesmeni bën për spital policin

    Insajderi
    27 July 2025 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident i rëndë ka ndodhur në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë, ku një konflikt për një shishe ujë më shumë përfundoi me dhunë fizike dhe ndërhyrje të policisë. Gjatë natës, Nënkomisari Ardian Isufi, ish-shef i Rrugores së Vlorës dhe aktualisht oficer i Policisë Kufitare në Dibër, së bashku me shtetasin Leart Bimo, kanë dhunuar një kamerier 18-vjeçar në lokal.

    Situata u përshkallëzua më tej kur pronari i lokalit dhe i “Regina Group”, Vasil Bedinaj, ndërhyri në mbrojtje të kamerierit dhe goditi oficerin Isufi, i cili mbeti i plagosur dhe u shtrua në Spitalin Rajonal të Vlorës. Kjo nuk është hera e parë që Vasil Bedinaj, një biznesmen i njohur në Vlorë dhe pronar i një rrjeti hotelesh dhe restorantesh, përfshihet në dhunë fizike.

    Në gusht të vitit 2024, Bedinaj sulmoi me grusht në fytyrë një qytetar që kishte shprehur pakënaqësi për hapësirat e plazhit të zëna nga hoteleri i tij. Konflikti u filmua dhe u shpërnda në rrjetet sociale, ndërsa situata u shmang nga përleshje më të thella falë ndërhyrjes së personave të tjerë.

    Pas publikimit të pamjeve, nënkomisari Ardian Isufi është suspenduar nga puna.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark