Pasi Pacolli kaloi keq në RTK, Haxhiu del me “vendim”: Ta vendosim një fund për këtë valë shpifjesh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi Pacolli kaloi keq në RTK, Haxhiu del me “vendim”: Ta vendosim një fund për këtë valë shpifjesh

    Insajderi
    28 July 2025 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një paraqitjeje të dobët të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në emisionin Info Plus në RTK, ku ajo u përball me pyetje të drejtpërdrejta nga gazetarja lidhur me përfitime financiare të familjarëve të saj nga buxheti i shtetit, ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan Insajderi.

    Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haxhiu i ka dalë në mbrojtje koleges së saj partiake, duke i quajtur akuzat ndaj Pacollit si “shpifje” dhe pjesë të një fushate për ta diskredituar.

    “Të vendosim një fund për këtë valë shpifjesh dhe të mbrojmë atë që është e drejtë dhe e vërtetë,” shkruan Haxhiu, duke shtuar se deputetja Pacolli nuk ka asnjë përgjegjësi për çështjen në fjalë.

    Reagimi i ministres Haxhiu erdhi pasi Pacolli nuk dha asnjë përgjigje për pyetjet që gazetarja ia parashtroi lidhur me akuzat për marrje të garantëve nga familjarët. Ajo e sulmoi gazetaren duke e quajtur të “nënshtruar”

    Sipas ministres, deputetja Pacolli po përballet me akuza të pabaza, për një çështje për të cilën “nuk ka asnjë përgjegjësi, një fakt i thjeshtë që mund të provohet lehtësisht”.

    Reagimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark