"Blerje e fshehur, u shit 3,000 euro", emri i ri në listën e Ferit Idrizit, akuzohet për përfitim të subvencioneve para hyrjes në politikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Blerje e fshehur, u shit 3,000 euro”, emri i ri në listën e Ferit Idrizit, akuzohet për përfitim të subvencioneve para hyrjes në politikë

    Insajderi
    29 July 2025 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një emër i ri në listën zgjedhore të PDK’së në Vushtrri ka shkaktuar reagime. Fidan Bejta, një figurë e njohur në rrethin sportiv lokal, së fundmi u prezantua nga kryetari Ferit Idrizi si pjesë e ekipit të tij politik për asamble komunale. Por kjo lëvizje nuk ka kaluar pa zhurmë. Opozita në Vushtrri ka ngritur dyshime për një lidhje të mundshme ndërmjet angazhimit të tij të kaluar në sport dhe përfitimeve nga buxheti komunal. Sipas pretendimeve gjithçka ka filluar me një subvencion që klubi i futsallit, me të cilin Bejta kishte lidhje, kishte marrë dy vite më parë nga Komuna, ani pse ai ka mohuar një gjë të tillë. Nga komuna nuk kanë përgjigjur për Insajderin.

    Gazeta Insajderi

    Para dy dite, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se një emër i ri po i shtohet ekipit të tyre.

    Fidan Bejta është bashkuar në listën e kuvendit komunal, në Partinë Demokratike të Kosovës, në Vushtrri.

    “Mirë se vjen Fidan! Jam shumë i lumtur që sot i bashkohet ekipit tonë një emër i njohur në komunën tonë, Fidan Bejta”, ka shkruar Idrizi.

    Mirëpo kandidimi i Fidan Bejtës, për asmable komunale, ka ngritur reagime në këtë komunë.

    Hyrja e tij në politikë, ka shkaktuar zhurmë, duke u konsideruar si “blerje”.

    Në vitin 2023, para dy viteve, komuna e Vushtrrisë kishte ndarë subvencione në Kulturë, Rini dhe Sport.

    Në mesin e përfituesve të subvencioneve kishte qenë klubi “Futsall”, i cili pretendohet se kishte lidhje me Fidan Bejtën.

    Ky klub ishte shpërblyer me 3000 euro.

    Çka pretendohet se ndodhi pas subvencionimit të klubit “Futsall”?

    Në vitin 2024, një vit pasi u subvencionua, Klubi i Futsallit pretendohet se pushoi së funksionuari.

    “Pa aktivitete, pa raportime, pa llogaridhënie”, thuhet nga LDK në Vushtrri.

    E pas një viti, në 2025 tani, Fidan Bejta bashkohet në listën e PDK-së së Ferit Idrizit. Ata kanë ngritur dyshime për blerje politike.

    “A është ky zhvillim i sportit, apo blerje politike e heshtur?”

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Vushtrrisë, se a ka pas ndonjë konflikt interesi në hyrjen e Fidan Bejtës në ekip, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti, nuk kanë kthyer përgjigje.

    E rreth këtyre akuzave, ka reaguar në rrjetin e tij social, Facebook, vetë Fidan Bejta. Ai ka mohuar një gjë të tillë, duke shtuar se angazhimi i tij në klubin Futsall ka qenë punë vullnetare, dhe nuk ka marr asnjëherë para personalisht.

    “Përfitues, mashtrues e besa edhe hajna, nuk i kam marr ato para unë, të gjithë ata që kanë qenë pjesë e klubit e dinë që personalisht asnjëherë para nga ai klub nuk kam marrë, ai angazhim i imi ka qenë punë vullnetare për të mirën e qytetit dhe të rinisë së saj të cilat ju i keni vjedhur çdo ditë.

    Këto shpifje janë për keqardhje sepse kështu nuk mund të më njollosni”. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark