Shqipëri: Ndjekje si në filma, arrestohet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri: Ndjekje si në filma, arrestohet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare

    Insajderi
    29 July 2025 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat “Shqiponja” të policisë shqiptare arrestuan sot të shumëkërkuarin Ilir Koçiaj, 59 vjeç.

    Në videon e publikuar nga policia, shihet momenti ku i shumëkërkuari ka tentuar që t’i shpëtojë efektivëve duke u arratisur me automjetin e tij tip “Audi Q5”.

    Automjeti më pas është sekuestruar nga policia.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Kapet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i dënuar me 18 vjet burgim.

    59-vjeçari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë, me një automjet tip “Audi Q5” që u sekuestrua nga Policia.

    Si rezultat i një pune të mirorganziuar informative dhe operacionale, shërbimet e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin “Hierarkia”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi:

    -Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç.

    59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”.

    Shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

    59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark