"S'po ja mban b*tha me dalë"- Muhaxheri përdor gjuhë të pistë në Kuvendin Komunal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’po ja mban b*tha me dalë”- Muhaxheri përdor gjuhë të pistë në Kuvendin Komunal

    Insajderi
    29 July 2025 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazmend Muhaxheri, kryetari i Komunës së Pejës nga radhët e LDK’së, është përplasur në Kuvendin Komunal me asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Ganiqi.

    Muhaxheri ka pretenduar se VV’ja s’po guxon ta kandidojë Taulant Kelmendin për kryetar të Komunës së Pejës. Përgjatë përplasjes, Muhaxheri ka përdorur edhe shprehje banale.

    A din çka osht e të mira e kësaj pune, ti Berat? Se i mëshojshe gjyksit ka me të mujtë Taulanti. E s’po ja mban b*tha me dalë. Qëkjo është ajo puna që po të thom ty. As partisë tonde s’po jeni në gjendje me qit njeri. S’ka lidhje, se qitu e rrehshe gjyksin “ka me të mujtë Taulanti”. Qite Taulantin, ku e ki? Qata po du me ju thanë, që s’keni njerëz me qitë, e tash folni jo kështu jo ashtu”, deklaroi Muhaxheri në Kuvend, në një video që e ka shpërndarë mediumi lokal ‘Peja në Fokus’.

    Muhaxheri do të jetë kandidati i LDK’së për Pejën. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark