Fitore Pacolli politizon brutalisht vdekjen e mërgimtarit në Ujman, komentuesit: Hajneshë, kthejë paret - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fitore Pacolli politizon brutalisht vdekjen e mërgimtarit në Ujman, komentuesit: Hajneshë, kthejë paret

    Insajderi
    29 July 2025 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fitore Pacollin e Lëvizjes Vetëvendosje s’po e frenojnë as kritikat e ndërkombëtarëve. Ajo ka vazhduar ta politizojë tutje çështjen e vdekjes së mërgimtarit 33-vjeçar në Liqenin e Ujmanit ku ndërhynë ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) për ta nxjerrë trupin e pajetë të tij. Politizimi i çështjes nga ana e Pacollit s’ka kaluar pa kritika.

    Është e lehtë të dalloni ndryshimin”, thuhet në mbishkrimin e një fotografie ku Pacolli paraqet me vite se si më 2018-ën fliste Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, mbi urën e Ujmanit, ndërkaq më 2024-ën Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë, duke përshkuar këtë urë dhe një ushtar të FSK’së më 2025-ën, shkruan Insajderi.

    Por, kjo metodë politizimi e fatkeqësisë së mërgimtarit të ndjerë s’i ka pëlqyer fare qytetarëve.

    Komentuesit në këtë postim të Pacollit e kanë quajtur deputeten “hajneshë” dhe kanë kërkuar t’i kthejë paratë, duke aluduar në subvencionet bujqësore të marra në vlerë totale prej 200 mijë euro nga familjarët e saj.

    Tka dal ftyra vertet’ Kthej paret!”, thotë një komentues.

    Oj hajnesh mo sfiton vota jo mos bo prapagand”, vijon një koment tjetër.

    Debille kthej paret e lej propagandat, qysh po doni me ba propagand kur kufoma akoma o mbi dhe”, thotë një tjetër komentues.

    Ju skishi Marre moj Rac e poshter aty esht vdek djali i ri 33 vjeqar e ju e Boni Se ju e bot fsk me shku veri ata jon kon edhe Ma heret por ishalla kurr mo nuk shkoj per vllazen Ton Te vdekur mi lyp por Rrespek veq per FSK per ju as Ni pik”, vijon një koment tjetër.

    Komentet e tjera mund t’i ndiqni në postimin e Pacollit:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark