Insajderi
Insporti

Sezoni i ri, Nunezi i vjetër- Sulmuesi i Liverpoolit dështoi të realizonte në afërsi prej thuajse dy metrash

Insajderi
30 July 2025 - 14:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sezoni i ri, Nunezi i vjetër- Sulmuesi i Liverpoolit dështoi të realizonte në afërsi prej thuajse dy metrash
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Liverpooli fitoi ndeshjen miqësore në kuadër të turneut aziatik në Yokohama, ku mposhten pikërisht ekipin me të njëjtin emër me rezultat 3-1.

Pjesa e parë e ndeshjes miqësore u mbyll me barazim 0-0, ndërsa menjëherë në pjesën e dytë Reds treguan “dhëmbët”.

Megjithatë, kur rezultati ishte ende baras, sulmuesi Darwin Nunez, bëri një tjetër gabim, i vetëm para portës.

Mohamed Salah e gjeti atë me një krosim të mrekullueshëm në zonë, por Nunez i vetëm dështoi të realizonte.

Nunez gjuajti me këmbën e majtë dhe e dërgoi topin pothuajse dy metra përtej shtyllës së portës së Yokohamas.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark