Kontroll i rreptë i autobusit të Kosovës në hyrje të Serbisë, dy shoferë dërgohen në polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontroll i rreptë i autobusit të Kosovës në hyrje të Serbisë, dy shoferë dërgohen në polici

    Insajderi
    30 July 2025 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autobusi nga Kosova i kompanisë “Pranvera TRavel ”, i është nënshtruar një kontrolli të rreptë nga autoritetet serbe në hyrje të Serbisë.

    Disa qytetarë të shqetësuar për gjendjen kanë kontaktuar me Gazetën Insajderi, duke thënë se janë duke pritur që nga mëngjesi në Serbi.

    Dy shoferët janë dërguar në polici.

    “Pranvera Travel” të kontaktuar nga Gazeta Insajderi thanë se shoferët kanë shkuar në stacion për të paguar një dënim, ndërkohë qytetarët janë ende duke pritur.

    “Ka qenë kontrollë e madhe në hymje të Serbisë, edhe për shkak të dy klimave që kanë qenë transport nga Kosova për në Gjermani, shoferët janë dërguar ta pagaujnë dënimin. Tash vin dhe vazhdojnë sepse i është dash të japin deklaratë”, thuhet në prononcimin e dhënë për Insajderin./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark