TEC pa leje në Delvinë, shpallet në kërkim biznesmeni Sokol Meqemeja, importues i ‘Wudy’ në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    TEC pa leje në Delvinë, shpallet në kërkim biznesmeni Sokol Meqemeja, importues i ‘Wudy’ në Shqipëri

    Insajderi
    30 July 2025 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia shpalli në kërkim biznesmenin e njohur, Sokol Meqemeja, pasi akuzohet se përmes një prej dhjetëra kompanive që ai zotëron, “Delvina Gas”, po ndërtonte një TEC pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente, në një pronë publike në Delvinë. Në kërkim u shpall dhe administratori i kompanisë, ndërsa në pranga për ndërtim të paligjshëm, ranë vetëm 2 inxhinierë.

    Policia zbuloi se një TEC për prodhim energjie me gaz po ndërtohej pa lejen e autoriteteve në një pronë publike në Delvinë në një territor rreth 2 mijë metra katrorë nga “Delvina Gas” kompania e biznesmenit të njohur Sokol Meqemeja, ku më herët kishte ngritur një impiant për përpunimin e gazit natyror.

    Pronari Sokol Meqemeja 56 vjeç u shpall në kërkim bashkë me administratorin e kompanisë së gazit Juglerd Ibrahimi 36 vjeç, të dyshuar për veprat penale “ndërtim i paligjshëm” dhe “pushtim i tokës”.

    2 inxhinierë u arrestuan, Elton Malkaj 31 vjeç përgjegjës i impiantit të gazit dhe Luan Metaj 53 vjeç përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të akuzuar për “ndërtim të paligjshëm”.

    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektorati i Mjedisit në bashkëpunim me policinë, njoftuan se bllokuan punimet në këtë objekt.

    Report Tv mëson se në këtë pronë publike “Delvina Gas” e Sokol Meqemesë prej rreth 5 vitesh ka vepruar me impiante për pastrimin e gazit natyror në 3 puse aktive.

    Toka, pronë publike, ndodhet pranë Manastirit të Kamesos në Kakodhiq. Në territorin e rrethuar nga kompania ka qenë edhe rruga që vizitorët shkonin te Manastiri dhe këto punime hasën në kundërshtimet dhe ankesat nga banorët e Kakodhiqit.

    Sokol Meqemeja është pronar i “Frigo Food”, importues ekskluziv i “Wudy” në Shqipëri, një prej bizneseve më të mëdha të mishit në vend, si edhe i pulave ‘AIA’.

    Ai është marrë në pyetje edhe për hetimet për Arben Ahmetaj për inceneratorin e Fierit, ku sipas SPAK ish-zv.kryeministri përfitoi me shitje fiktive të apartamenteve, 140 mijë euro nga biznesmeni

    Sipas qendrës Kombëtare të Biznesit Sokol Meqemeja zotëron disa biznese, në fushën e kërkimeve minerale, imobilare, të tansportit pulari, import prodhimesh mishi, etj.

    Kompania ‘Delvina Gas’ ka për pronar biznesmenin Sokol Meqemeja, tashmë të shpallur në kërkim, kurse si administrator Juglerd Ibrahimin, po në kërkim.

    Në formën ligjore të saj, sipas ekstraktit të QKB-së dhe ‘OpenCorporates.al’, ajo është degë e shoqërive të huaja, sipas ligjeve të Ishujve Virxhin.

    Objekt kryesor ka aktivitetin në fushën e gazit, me zyra në Tiranë te ‘Dy Kullat’ dhe në Vlorë e Delvinë, te fusha e gazit.

    Objekti i Veprimtarisë:

    “Kryerjen e operacioneve hidrokarbure dhe gazit natyror në Shqipëri në përputhje me marrëveshjet hidrokarbure. Kërkimi, përpunimi, shitja, shkëmbimi, eksporti, nxjerrja dhe posedimi i naftës së papërpunuar dhe gazit të prodhuar në zonën e projektit në marrëveshjet hidrokarbure, etj. Ndërtimi dhe montimi i të gjitha mjeteve dhe pajisjeve të kërkuara në operacionet hidrokarbure dhe të gazit natyror. Çdo aktivitet tjetër të dobishem ose të nevojshëm për arritjen e objektit të saj ose që ka lidhje me të në kuptimin më të gjerë të fjalës”, thejksohet në dokumentet e regjistrimit zyrtar.

    Gjithashtu ka edhe të dhëna ligjore për lidhjet e saj, e themeluar prej gati një dekade dhe e regjistruar jashtë vendit.

    “Delvina Gas Company Ltd, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 13 janar 2016 dhe që funksionon sipas ligjeve të British Virgin Islands, e regjistruar me numër regjistrimi 1903568, me seli në Jayla Place, Wickhams Cay 1, Road Town, Tortola, British Virgin Islands, me administrator Chad D. Burkhardt (Sipas statutit të shoqërisë së huaj, datë 13.01.2016, të dorëzuar në QKB)”, theksohet në informacionin zyrtar të faqes.

    Kurse më tej ka të dhëna edhe për aktivitetin, aksionet dhe investitorin:

    Sipas Ekstraktit Historik te Regjistrit te Pronarit Perfitues, date 01.11.2022, terhequr nga QKB date 04.03.2023, Pronar perfitues me 25% te kapitalit e me teper eshte:

    Sokol Meqemeja, shtetas shqiptar, i datelindjes 1969, pronar perfitues per 90% te kapitalit, pasi zoteron 100% te kapitalit te shoqerise ENERGY DEVELOPMENT GROUP (K82124007R) – e cila zoteron 100% te kapitalit te shoqerise EDG FUTURE GAS (M21808004U) – zoteruese e 90% te kapitalit DELVINA HOLDING LTD (2018872) – zoteruese e 100% te kapitalit te shoqerise DELVINA GAS COMPANY LTD (1903568). Data e percaktimit si pronar perfitues eshte 01.11.2022”, thuhet në ekstrakt./Shqiptarja.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark