
Kryetari i tanishëm i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është pyetur për një video incizim të Adem Jasharit, për të cilën thuhet se ai e posedon një të tillë.
Lladrovci, shpjegoi se nuk bëhet fjalë për video, por për audio incizim.
Ai shtoi se kanë qenë biseda për luftën, dhe nuk vendos ai për ti publikuar, por familja Jashari.
“Deri diten qe u vra, kam komuniku, me Lulzim Jasharin, por kur kom thirre une, kam fol me djalin e Adem Jasharit, edhe kurdo qe kem fol e kem incizu, per luften komunikim, familja Jashari vendosin a me qite a jo. Kemi fol per organizimin e luftes, dhe nuk jane ne interes per publikun, nuk eshte video, eshte audio incizim. Eshte shpifje me ta qite komen me i thy hunt”, tha Lladrovci në RTK.