Arian Tahiri premtim “megaloman”, thotë se do ta kthejë në plazh Liqenin Akumulues në Mitrovicë që u mbush me barishte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Arian Tahiri premtim “megaloman”, thotë se do ta kthejë në plazh Liqenin Akumulues në Mitrovicë që u mbush me barishte

    Insajderi
    31 July 2025 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Mitrovicës, ka dhënë një premtim jo të zakontë për Liqenin Akumulues. Ai është zotuar se do të mundësojë që qytetarët atje të bëjnë edhe plazh. Komuna në vazhdimësi është kritikuar për mirëmbajtjen e këtij liqeni, i cili është mbushur me alga dhe barishte të tjera.

    Për të ardhmen, e kemi menduar një zgjidhje. Do t’i kthejmë gurët, plazhit do ta kthejmë zallin,  dhe përfundimisht do të zgjidhet problemi në aspekt afatgjatë. Do të bëhet atraksion për notim, peshkim dhe për të bërë plazh”, thotë Tahiri në një video të ngarkuar në faqen zyrtare të tij në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.

    Megjithatë, ky premtim nuk duket se është pritur fort mirë nga komentuesit. Njëri nga qytetarët ka pyetur se çfarë ka ndodhur me barkën e blerë përafro 100 mijë euro për pastrimin e liqenit nga algat.

    Nje pyetje, barka/anija qe u ble 98mij euro vitin e kalum nga kumuna ku ka met o Arian? Masi u ble barka enkas per pastrim pse ka pas nevoj tender tjeter tash veç per pastru liqenin???”, ka thënë një qytetar.

    Përralla me tupan fushat elektorale”, ka thënë një qytetar tjetër.

    Tahiri në atë video ka deklaruar se procedurat tenderuese kanë zvarritur pastrimin e liqenit nga barishtet. Gjithsesi, një qytetar tjetër e ka konfrontuar në këtë pjesë.

    Me gjith rrespektin po kta bari su bo per 2 jav . Procedurat zgjatin po jo sa me u bo moqal”, ka thënë ai.

    Për gjendjen e Liqenit Akumulues në Mitrovicë, i cili shtrihet në pjesën jugore dhe veriore të vendit, ka pasur ankesa të shumta. Qytetarët kanë bashkëngjitur pamje që tregojnë se si uji është mbuluar tërësisht nga barishtet.

    Tenderi afro një milion, çka parashihet të mirëmbahet dhe kush e fitoi?

    Komuna e Mitrovicës ka dhënë tender me vlerë të parashikuar prej 900 mijë eurosh për mirëmbajtjen verore të rrugëve në qytet, periferi dhe mirëmbajtje të Liqenit Akumulues.

    Në përshkrimin e pozicionit, kategoria 4 parashihet mbledhja dhe pastrimi i bimëve akvatike, bimëve palustre dhe barishteve gjatë brezit të liqenit me bager dhe kamion.

    Po ashtu, përreth liqenit parashihet që të hapet një kanal për vendosjen e gypit të ujitjes, ku në çmim përfshihet edhe gërmimi i kanalit dhe kthimi në gjendjen e mëparshme.

    Përfitues të këtij tenderi janë konserciumi EURONDËRTIMI dhe MILENIUM CONSERTIUM me vlerën më të ulët, prej 24.24.

    Milenium Construction është përfitues i shumë tenderëve në Komunën e Prishtinës dhe pronari i saj, është Milaim Aliu, kushërir i afërt i nënkryetarit të kësaj komune, Fadil Aliut. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark