Ky është i kërkuari nga drejtësia që u arrestua sot në Fushë Kosovë, i dënuar me 5 vite burg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i kërkuari nga drejtësia që u arrestua sot në Fushë Kosovë, i dënuar me 5 vite burg

    Insajderi
    31 July 2025 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar sot nga policia.

    I njëjti u prangos në Fushë Kosovë dhe është i kërkuar nga drejtësia për një nga veprat penale më të rënda – “Dhunimi”.

    Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë të ditur se më 31 korrik 2025, rreth orës 10:00, në rrugën “Shukrije Obërtinca”, është lokalizuar dhe arrestuar i dënuari Shenoll Shufta, rreth 46-vjeçar, shtetas i Kosovës.

    Arrestimi u krye në kuadër të zbatimit të planit operativ “Realizimi i urdhëresave”, i cili po implementohet nga njësia e urdhëresave dhe njësia e inteligjencës në kuadër të Stacionit Policor në Fushë Kosovë.

    I arrestuari ishte i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale të dhunimit, ndërsa pas prangosjes, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për vuajtjen e dënimit të shqiptuar nga gjykata.

    Policia e Kosovës konfirmon se aksione të tilla do të intensifikohen për të sjellë para drejtësisë çdo person që i shmanget ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark