Insajderi
Lajme

Qeveria heq taksën 10% për produktet amerikane – Kurti: Nga sot, tarifë zero për SHBA-në

Insajderi
01 August 2025 - 11:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria heq taksën 10% për produktet amerikane – Kurti: Nga sot, tarifë zero për SHBA-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria ka vendosur të heqë taksën doganore prej 10% për produktet e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Insajderi.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, Kurti tha se ky është një nga vendimet më të rëndësishme që po merren.

“Tjetër vendim i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore për SHBA-në. Kështu nga tani e tutje të gjitha produktet e tyre do të kenë tarifë zero përqind kur të hyjnë në territorin tonë”, deklaroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark