Trumpit i soset durimi me Putinin, veprimet e Rusisë i quan të “neveritshme” – zotohet për sanksione tjera - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trumpit i soset durimi me Putinin, veprimet e Rusisë i quan të “neveritshme” – zotohet për sanksione tjera

    Insajderi
    01 August 2025 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, duke i cilësuar si “të neveritshme” sulmet vdekjeprurëse në Kiev.

    Në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se planifikon të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Moskës nëse nuk arrihet një marrëveshje për deeskalim të situatës.

    “Mendoj që është e neveritshme ajo që po bën Rusia,” tha ai.

    Megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehu skepticizëm lidhur me efektin që mund të kenë sanksionet ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

    “Nuk e di nëse sanksionet e shqetësojnë atë,” shtoi Trump.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark