![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Plot 2000 tifozë deri më tani kanë firmosur një peticion, me anë të të cilit ata i drejtohen klubit duke kërkuar vazhdimin e kontratës së gjermanit.
Në peticionin e tifozëve të Lazios lartësohet figura e sulmuesit gjerman, duke thënë se një si Klose “është vlerë për gjithkënd”.
“Ne lacialët e ndiejmë tonin dhe për këtë i kërkojmë të qëndrojë me ne, por një njeri si Klose është një vlerë për gjithkënd i cili është një tifoz i vërtetë i çfarëdo skuadre futbolli, të çdokujt i cili do futbollin”, thuhet në peticionin e tifozëve të Lazios.
Klose u transferua në vitin 2011 nga Bayerni te Lazio, duke shënuar 52 gola në 136 ndeshje të kampionatit italian dhe duke asistuar për 30 të tjerë. /Insajderi.com