Arrestohet një person për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

    Insajderi
    01 August 2025 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion lidhur me një rast të të shtënave me armë zjarri që dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Livoq i Epërm i komunës së Gjilanit.

    Pas pranimit të informacionit, njësitet relevante policore kanë reaguar me shpejtësi duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin L.L. (i lindur në vitin 1986, mashkull kosovar), i cili dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri.

    Nga i dyshuari janë sekuestruar: një armë zjarri pistoletë e llojit Zoraki, kalibër 9mm, një karikator, 12 copë fishekë të kalibrit 9mm dhe dy gëzhoja.

    “I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e Stacionit Policor Gjilan, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark