"Votoni më shumë Albin Serbinë dhe nguljani Kosovës" – aktakuza për kanosje nuk ia la shenjë Klinakut, ai vazhdon ta ofendojë Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Votoni më shumë Albin Serbinë dhe nguljani Kosovës” – aktakuza për kanosje nuk ia la shenjë Klinakut, ai vazhdon ta ofendojë Kurtin

    Insajderi
    02 August 2025 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, përfshirë Faton Klinakun nga OVL-UÇK, për veprën penale “kanosja” ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Pas këtij vendimi, Klinaku ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke përdorur gjuhë ironike dhe të ashpër ndaj Kurtit dhe mbështetësve të tij. Ai e ka quajtur kryeministrin me epitetin “Albin Serbia”, duke e fajësuar për situatën e rënduar financiare të transmetuesit publik RTK.

    “Transmetuesin publik (RTK), Albin Serbia e ka lënë pa paga. E ju votues, përkrahne edhe më shumë në zgjedhje dhe ngulnja Kosovës”, ka shkruar Klinaku.

    Ai kritikoi ashpër përkrahësit e Kurtit, duke sugjeruar se mbështetja e tyre po e dëmton më tej vendin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark