Ramadan Bunjaku nga "Meli" mishtore: Suxhuku ynë nuk përmban asnjë preparat, është natyral - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Ramadan Bunjaku nga “Meli” mishtore: Suxhuku ynë nuk përmban asnjë preparat, është natyral

    Insajderi
    04 August 2025 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni Ramadan Bunjaku, që është pronar i mishtores “Meli” ka treguar se çdo mish që e kanë në treg e bëjnë vetë.

    Ai ka treguar se një ndër produktet që e karakterizon këtë kompani është suxhuku.

    Për të përgatitur thotë se për dallim nga të tjerët mishtore nuk përdorin preparate, duke bërë që produkti i tyre të ketë përbërje natyrale.

    “Suxhuku ynë nuk është industrial, nuk përdorim asnjë preparat për ruajtën e qëndrueshmërisë. E gjitha është në formë natyrale. Kemi dy llojë suxhukësh”, tha ai në një intervistë në RTV Dukagjini.

    Ai ka treguar se posedojnë edhe produkte tjerë të mishrave.

    “Ne kemi pjesën e grillit që kalon mbi 20 produkte për të gjitha moshat nga qebapët për fëmijë që nuk e bën shumë kush”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark