Shoferë të rrezikshëm ndëshkohen në Ferizaj, 300 euro gjobë dhe tre muaj pa patentë për shpejtësi ekstreme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoferë të rrezikshëm ndëshkohen në Ferizaj, 300 euro gjobë dhe tre muaj pa patentë për shpejtësi ekstreme

    Insajderi
    03 August 2025 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë masa të rrepta ndaj dy shoferëve që u kapën duke rrezikuar sigurinë rrugore me shpejtësi të tepruar në një zonë me kufizim të qartë të lëvizjes.

    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, më datë 2 gusht, rreth orës 20:10, Njësia e Komunikacionit Rrugor ka ndëshkuar dy drejtues automjetesh në rrugën transitore Shtime–Belincë, ku kufiri i lejuar i shpejtësisë është 60 km/h.

    Shoferi i parë, B.G., 42-vjeçar, ishte duke vozitur një veturë të tipit Volvo me targa të huaja dhe është kapur duke lëvizur me shpejtësi prej 118 km/h. Për këtë shkelje të rëndë, ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, ndalim për të drejtuar mjet në territorin e Kosovës për tre muaj, si dhe janë marrë masa të tjera plotësuese konform ligjit në fuqi.

    Rasti tjetër përfshinte shoferin F.M., 53-vjeçar, i cili drejtonte një veturë të tipit Audi me targa vendore dhe u kap duke vozitur me 121 km/h. Përveç gjobës prej 300 eurosh, ai është ndëshkuar me 3 pikë negative në patentë si dhe me ndalim të drejtimit të mjetit për tre muaj.

    Policia e Ferizajt ka theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të komunikacionit rrugor, duke paralajmëruar se veprimet e tilla të papërgjegjshme paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e pjesëmarrësve në trafik.

    Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje ligjore që vërejnë në trafik, përmes numrit emergjent 192, linjave lokale të policisë ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, duke u garantuar konfidencialitet i plotë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark