
Ish-lojtari i Barcelonës, Luuk De Jong është prezantuar si përforcimi surprizë i gjigantit portugez Porto.
Porto kishte rezervuar një surprizë për prezantimin e skuadrës. Luuk de Jong u shpall zyrtarisht si lojtari më i ri i ‘Dragojve’, duke marrë fanellën me numrin 26, vetëm pak minuta para ndeshjes miqësore kundër Atletico Madridit.
Sulmuesi holandez erdhi nga PSV Eindhoven, ku kaloi tre sezonet e fundit pas rikthimit nga Barcelona.
Në sezonin 2024/2025, De Jong realizoi 18 gola në 47 ndeshje. Një vit më parë, ai ishte golashënuesi më i mirë i Eredivisie me 29 gola, çmim që e ndau me sulmuesin aktual të Benficas, Vangelis Pavlidis.
Me PSV-në, De Jong fitoi dy tituj radhazi në Eredivisie, ku mbante edhe shiritin e kapitenit, dhe u largua si lojtar i lirë në fillim të kësaj vere.
Ai ishte përfolur për një transferim në kampionatin saudit dhe te skuadra italiane Fiorentina, por në fund zgjodhi Porton, tani e drejtuar nga ish-trajneri i Ajaxit, Francesco Farioli.