Vrasje në tentativë në Rahovec, viktima u qëllua me një plumb që i erdhi nga një drejtim i panjohur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në tentativë në Rahovec, viktima u qëllua me një plumb që i erdhi nga një drejtim i panjohur

    Insajderi
    04 August 2025 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është plagosur me armë zjarri në Rahovec në orët e para të së dielës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku veprën penale e ka kualifikuar si “vrasje në tentativë”, shkruan Insajderi.

    Siç njoftohet tutje, viktima ka raportuar se është qëlluar nga një plumb që i erdhi nga një drejtim i panjohur.

    Njoftimi i plotë:

    VRASJE NË TENTATIVË- Rahovec / 03.08.2025 – 01:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar nga një plumb që nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe është njoftuar prokurori. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark