Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

    Insajderi
    04 August 2025 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur pa shenja jete në Cërnicë të Gjilanit mëngjesin e së hënës.

    Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku ka thënë se në bazë të hetimeve të para, dyshohet për vetëvrasje.

    “Me datën 04.08.2025 rreth orës 08:00, kemi pranuar informacion nga familjarët se në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit, është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1961 .

    Njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës ,nga hetimet e para dyshohet për vetvrasje.

    Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion , hetimet rreth këti rasti i cilësuar si “ Hetim i vdekjes” janë duke vazhduar”, ka njoftuar ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark