Shukri Buja shpërthen ndaj gjyqtarit Laban: Ishte milic i Serbisë dhe gjykatës i Millosheviqit për 25 vjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja shpërthen ndaj gjyqtarit Laban: Ishte milic i Serbisë dhe gjykatës i Millosheviqit për 25 vjet

    Insajderi
    05 August 2025 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka komentuar ashpër për gjyqtarin Radomir Laban në emisionin “DPT te Fidani”, duke e akuzuar për lidhje të thella me strukturat shtetërore serbe të kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

    Buja deklaroi se Laban ishte milic i Serbisë dhe se për 25 vjet ka shërbyer si gjykatës nën sistemin gjyqësor serb.

    “Sot Presidentja reagoi për një gjykatës i cili nuk ka marrë ende asnjë vendim në kërkesën e saj. Ndërsa, opinioni duhet ta dijë: një gjykatës serb, i cili ka qenë milic nga shkolla e Vushtrrisë, nga vitet e ’80-ta, në ngjarjet më të rëndësishme të popullit shqiptar, ai ka qenë milic i Serbisë, nga ’80-ta deri në ’90-tën,” tha Buja.

    Ai shtoi se: “Nga ’90-ta deri në ’92-tën ka qenë Drejtor i Inspektoratit të Punëve të Brendshme në nivel të Kosovës dhe për 25 vjet ka punuar gjykatës i Serbisë dhe i Sllobodan Millosheviqit. Ai e ka pasur lëndën e eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën e Apelit dhe e ka kthyer në rigjykim pasi jemi liruar ne.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark