Insajderi
Lajme

Pastrohet nga mbeturinat liqeni i Vërmicës

Insajderi
22 April 2016 - 16:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për nder të ditës botërore të tokës, organizata “Ta pastrojmë Kosovën”, po vazhdon me iniciativën për pastrimin e Kosovën.

Ata zgjodhën fshatin Dobruzh, konkretisht Liqenin e Vërmicës për të pastruar së bashku me qytetarët e asaj ane.

Kësaj iniciative iu bashkua edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, i cili tha se duhet më shumë vetëdijesim i qytetarëve për mirëmbajtjen e mjedisit.

Ndërsa, drejtori i organizatës ” Ta pastrojmë Kosovën”, tha se do të vazhdojnë me të njëjtën iniciativë edhe në ditët në vijim, por me një lutje për qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mbajnë pastër vendin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark