Policia po heton hapjen e një profili të rremë në TikTok me emrin e një gruaje, bëhen komente fyese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia po heton hapjen e një profili të rremë në TikTok me emrin e një gruaje, bëhen komente fyese

    Insajderi
    06 August 2025 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua ka raportuar në polici se dikush ka krijuar një profil të rremë në emrin e saj në rrjetin social TikTok, përmes të cilit janë bërë postime dhe komente fyese pa pëlqimin e saj, shkruan Insajderi.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën, më 5 gusht 2025, rreth orës 14:55, në rrugën “Vlade Cvetovic” në pjesën veriore të Mitrovicës.

    “Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se në rrjetin social ‘TikTok’ është krijuar një profil i rremë në emrin e saj, i cili bën postime dhe komente fyese pa autorizimin e saj. Rasti është në hetim”, thuhet në raportin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark