Rrahja e Hekuran Hodës, prokuroria njofton për ndalimin e tre personave- dy nga ta në kërkim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja e Hekuran Hodës, prokuroria njofton për ndalimin e tre personave- dy nga ta në kërkim

    Insajderi
    06 August 2025 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ndaluar tre persona për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”. Të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht ish-komandatin e UÇK’së, Hekuran Hodën.

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, nga kjo prokurori kanë bërë të ditur se tre janë ndaluar për 48 orë dhe dy të tjera janë në kërkim.

    Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se është iniciuar rast për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa dy (2) persona janë në kërkim. Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

    Insajderi raportoi me burime se në këtë rast ka shumë interesa të përfshira dhe disa njerëz të fuqishëm me ndikim në Policinë e Gjakovës.

    Pavarësisht kësaj, për këtë rast ka pasur disa të arrestuar dhe Insajderi sjell emrat, si dhe tregon se si lidhen ata me persona me ndikim të madh në hetuesi.

    Por fillimisht, si ndodhi rasti dhe për çfarë nisi?

    Avdyl Zeneli, gjatë kësaj jave, ka pasur një aksident me veturë me djemtë e Hekuran Hodës, Pëllumbin dhe Diamantin, thonë burime të Insajderit, duke treguar se aty nisi telashja.

    Pas aksidentit, del nga vetura Avdyl Zeneli dhe dyshohet se e sulmon Pëllumb Hodën duke e kapur për fyti, ndërkohë që Diamanti e godet Avdylin me grusht.

    Pastaj në skenë vjen policia, dhe në prani të tyre dyshohet se Avdyli i kërcënon Diamantin dhe Pëllumbin se “do t’i vras”.

    Policia e qetëson situatën, pasi Avdyli është vëllai i policit të Autokrimeve, Shaban Zeneli.

    Më vonë, pasi Hekuran Hoda njihet me Avdylin, ata vënë kontakt dhe ky i fundit i kërkon falje për atë që ka ndodhur, duke kërkuar ta sqarojnë situatën. Ata lënë takim te lokali “Konti”.

    Sipas marrëveshjes, Hekuran Hoda shkon për të biseduar, por në hyrje të lokalit sulmohet nga 6 persona.

    Hetuesit dyshojnë se në sulm morën pjesë: Edon A. Zeneli, Haxhi A. Zeneli, Ardion Zeneli, Bajram Begbushati, Avdyl Zeneli dhe një person tjetër, emër tashmë i njohur për Policinë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark