Insajderi
Lajme

Arrestohen katër persona në Prishtinë, u rrahën pasi u aksidentuan

Insajderi
06 August 2025 - 20:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen katër persona në Prishtinë, u rrahën pasi u aksidentuan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Katër persona janë arrestuar në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje pas një aksidenti trafiku.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje mes disa personave pas një aksidenti në trafik, të ndodhur në rrugën ‘Ali Vitija’, në Prishtinë.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe për mospërfillje të urdhrave të policisë, janë  shoqëruar në stacionin policor katër persona”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark