Me këngë patriotike dhe flamuj kuq e zi, qytetarët nisin rrugën për protestën në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Me këngë patriotike dhe flamuj kuq e zi, qytetarët nisin rrugën për protestën në Prishtinë

    Insajderi
    07 August 2025 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës kanë filluar të mblidhen në Prishtinë për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë që nga viti 2020, shkruan Insajderi.

    Autobusët e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) kanë filluar të transportojnë qytetarët drejt kryeqytetit, duke sjellë me vete flamuj kombëtarë dhe duke kënduar këngë patriotike gjatë udhëtimit.

    Protesta është parashikuar të fillojë në orën 17:00, në sheshin qendror të Prishtinës, dhe është thirrur nga organizata që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta, me qëllim që të shprehet mbështetje për të akuzuarit në Hagë dhe kundërshtim ndaj mënyrës së funksionimit të Gjykatës Speciale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark