VV'ja s'e kursen as ish-ambasadorin Bosch- Haxhiu i thotë se është "vonë" mbështetja e tij për Gjykatën Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV’ja s’e kursen as ish-ambasadorin Bosch- Haxhiu i thotë se është “vonë” mbështetja e tij për Gjykatën Speciale

    Insajderi
    07 August 2025 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu është sulur ish-diplomatit holandez që shërbeu në Kosovë, Robert Bosch, për përkrahjen e protestës kundër Gjykatës Speciale.

    Haxhiu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Bosch me vonesë po e kundërshton Gjykatën Speciale. Ajo ka kujtuar një ballafaqim me të më herët lidhur me këtë çështje, shkruan Insajderi.

    “Më kujtohet sikur sot, kur në shenjë proteste unë kisha refuzuar të lexojë në foltoren e Kuvendit, rekomandimin e Komisionit për Legjislacion që ishte në favor të themelimit të Gjykatës Speciale (sepse isha mbivotuar nga mazhoranca e asaj kohe), ky kishte kërkuar publikisht dorëheqjen time për atë veprim politik në foltoren e Kuvendit. Madje kemi pasur edhe një ballafaqim në një nga hapësirat e Kuvendit, i cili ishte bërë publik”.

    “Shumë mirë, por me vonesë!”, ka përmbyllur shkrimin Haxhiu.

    Deri më tani, akterë të pushtetit s’e kanë thënë ndonjë fjalë për protestën masive që pritet të bëhet për të kundërshtuar padrejtësitë e Gjykatës Speciale në Hagë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark