Gucati nga protesta: Ky është kriminalizim i UÇK’së, kjo gjykatë më shumë i ka shërbyer Serbisë sesa lirisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati nga protesta: Ky është kriminalizim i UÇK’së, kjo gjykatë më shumë i ka shërbyer Serbisë sesa lirisë

    Insajderi
    07 August 2025 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hysni Gucati, kreu i OVL-UÇK’së, ka thënë se Gjykata Speciale po tenton ta kriminalizojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Gucati në fjalën e tij në protestën kundër Gjykatës Speciale ka thënë se kjo gjykatë më shumë i ka shërbyer Serbisë sesa lirisë.

    “Kjo gjykatë nuk i ka hetuar krimet të ushtrisë milicisë e forcave qetnike serbe që masakruan, dogjën mijëra shqiptarë. Kjo nuk është drejtësi, kjo është dhunë. Ky është kriminalizim i UÇK-së. Lufta e UÇK-së ka qenë dhe do të mbetet nga luftërat më të pastra në historitë moderne. Serbia përmes kësaj gjykate në Hagë, e cila nga fillimi më shumë i ka shërbyer Serbisë sesa lirisë, mund të përpiqet ta fshehë imazhin kriminal… Veteranët nuk harrojnë, ne nuk do të lejojmë që e vërteta jonë të definohet dhe historia jonë të ndryshohet. Dua ta bëj të qartë për ju këtu para ambasadorët mik dhe të gjithë sponzorizuesit e Gjykatës Speciale: ne besojmë në drejtësi, por nuk duam padrejtësi”, ka deklaruar Gucati. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark