Osmani e Prattipati flasin për ngërçin dhe pritshmëritë për hapat e mëtejmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani e Prattipati flasin për ngërçin dhe pritshmëritë për hapat e mëtejmë

    Insajderi
    08 August 2025 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar dje me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

    Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit është diskutuar lidhur me ngërçin, letrën e presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar Osmanit si dhe vazhdimin e Kompaktit të MCC’së.

    Sa i përket ngërçit, thuhet se kanë diskutuar për pritshmëritë lidhur me hapat e mëtejmë, për çka pritet sot të dalë me vendim Gjykata Kushtetuese.

    “Në dritë të letrës së pranuar nga Presidenti Trump, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e tij dhe për fjalët e fuqishme mbi partneritetin me Kosovë. Ajo rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur për të punuar ngushtë me Presidentin Trump në thellimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe në avancimin e objektivave të përbashkëta strategjike. Presidentja Osmani vlerësoi lart lajmin të cilin ia ka komunikuar javën e kaluar Zëvendëssekretari amerikan Christopher Landau për vazhdimin e Kompaktit të MCC-së në Kosovë, si një hap që do të ndihmojë ndjeshëm zhvillimin afatgjatë dhe strategjik të sektorit të energjisë, si dhe zhvillimet pozitive në aspektin e integrimit të Kosovës në peizazhin digjital global”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark