Djali i Fadil Fazliut: Prej 9 muajsh s’më lejohet ta takoj babain në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Fadil Fazliut: Prej 9 muajsh s’më lejohet ta takoj babain në Hagë

    Insajderi
    08 August 2025 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fahri Fazli, djali i Fadil Fazliu, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, është ankuar se nuk po i lejohet ta vizitojë babanë e tij prej nëntë muajsh.

    Ai ka bërë me dije se vizita te prindi i tij po i pamundësohet nga Gjykata Speciale.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Fazliu ka shkruar se kjo është një padrejtësi e madhe që po i bëhet atij.

    “Po bëhen nëntë muaj që nuk e kam parë babain tim, Fadil Fazliu, në Hagë. Jo për shkak të pamundësisë nga ana ime, por sepse dikush ka vendosur ta mohojë në mënyrë brutale një nga të drejtat më themelore që njeh njeriu – takimin mes një babai dhe birit të tij. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është padrejtësi e kamufluar. Përqafimi ynë s’është rrezik për askënd – heshtja ndaj kësaj padrejtësie, po. Por ne nuk i ulim sytë. Babai im është fizikisht pas hekurave, por shpirti i tij është i lirë dhe i pathyeshëm. Ashtu siç nuk kanë mundur t’i robërojnë shpirtërat e idealistëve as regjimet më mizore që kanë sunduar ndonjëherë njerëzimin. Liri dhe drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar Fazliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark