Haradinaj- Dejona Mihalit: Bereta ka pasur edhe në të kaluarën, por sot janë në koshin e mbeturinave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj- Dejona Mihalit: Bereta ka pasur edhe në të kaluarën, por sot janë në koshin e mbeturinave

    Insajderi
    08 August 2025 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar Dejona Mihalin dhe eksponentët e VV-së për gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese.

    Haradinaj ka thënë se në Kosovë ka pasur bereta në të kaluarën, por që sot janë në koshin e mbeturinave.

    Postimi:

    Disa njerëz që e konsiderojnë veten të paprekshëm dhe të gjithëdijshëm, duhet ta kuptojnë se fundi i tyre është afër. Ata s’do të kenë vend për t’u fshehur, drejtësia do t’i godasë ashtu siç e meritojnë. Bereta ka pasur ky vend edhe në të kaluarën, por sot janë në koshin e mbeturinave historike.

    Shteti ynë nuk do të cenohet nga eksponentë të dyshimtë që vijnë vërdallë me mision dhe agjendë puro antikombëtare.

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sot, ashtu si çdo vendim i deritanishëm, është i pavarur dhe i obligueshëm për t’u respektuar.

    Beretagjinjtë le të përgatiten për drejtësi, pasi Kosovës i kushtuan mbi 3 miliardë euro, e Serbinë e pasuruan me mbi 3 miliardë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark