E parkoi, por vetura u lëshua dhe e rrëzoi nga një mur i lartë: Vdes një person në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E parkoi, por vetura u lëshua dhe e rrëzoi nga një mur i lartë: Vdes një person në Prizren

    Insajderi
    08 August 2025 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Mushnikovë të Prizrenit një person ka humbur jetën pasi që vetura të cilën e kishte parkuar, kishte lëvizur prapa dhe e kishte rrëzuar nga një mur i lartë.

    Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit ka deklaruar: Rreth orës 12:17 në fshatin Mushnikovë të Prizrenit është raportuar për një person të gjetur pa shenja jete. Sipas informacioneve fillestare, viktima, pasi kishte parkuar veturën dhe po vendoste një gur për siguri, është goditur nga lëvizja prapa e automjetit dhe është rrëzuar nga një mur mbi 6 metra i lartë.

    Policia më pas ka konstatuar se personi kishte pasur shenja jete por vdiq teksa po dërgohej në Ambulancën e Reanit.

    “Fillimisht është konstatuar se kishte shenja jete, por gjatë transportit drejt Ambulancës së Reçanit ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore relevante, gjithashtu është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar fillimin e rastit ‘Hetim i Vdekjes’. Rasti është në hetim”, ka thënë Bytyqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark