'Shpërthen' një virus i ri në Kinë, aktivizohen dronë dhe rrjeta mbrojtëse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ‘Shpërthen’ një virus i ri në Kinë, aktivizohen dronë dhe rrjeta mbrojtëse

    Insajderi
    08 August 2025 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kinë është shënuar shpërthimi më i madh i virusit chikungunya i dokumentuar ndonjëherë në vend, duke alarmuar autoritetet dhe institucionet shëndetësore. Deri të mërkurën, mbi 7,000 raste janë raportuar, kryesisht në qytetin Foshan, rreth 170 kilometra larg Hong Kongut. Për shkak të përhapjes së shpejtë, autoritetet kineze kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për të luftuar virusin, i cili transmetohet nga mushkonjat.

    Përveç masave tradicionale si rrjetat mbrojtëse dhe spërkatja masive e zonave të banuara, janë përfshirë edhe dronë për të spërkatur vendet ku mund të shumohen mushkonjat. Pamjet televizive kanë treguar punëtorë duke dezinfektuar rrugë, kantierë ndërtimi dhe zona urbane në përpjekje për të ndalur përhapjen.

    Eksperti i Universitetit të Oksfordit, Cesar Lopez-Camacho, ka theksuar se kjo situatë është veçanërisht shqetësuese pasi chikungunya nuk është raportuar më parë në Kinën kontinentale, duke sugjeruar se popullsia nuk ka imunitet paraprak – një faktor që ka ndikuar në përhapjen masive të virusit.

    Chikungunya shkakton ethe të forta dhe dhimbje të rënda në kyçe, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e jetës së të infektuarve. Megjithatë, sipas autoriteteve, numri i rasteve të reja ka nisur të bjerë ngadalë, çka është një shenjë pozitive.

    Për shkak të rrezikut të përhapjes, Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një këshillë udhëtimi, duke rekomanduar që qytetarët amerikanë të marrin masa shtesë mbrojtëse kur udhëtojnë në provincën Guangdong të Kinës, si dhe në Bolivi dhe disa vende në rajonin e Oqeanit Indian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark