Babai sulmon fizikisht vajzën në Vushtrri, i shkakton lëndim të rëndë trupor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai sulmon fizikisht vajzën në Vushtrri, i shkakton lëndim të rëndë trupor

    Insajderi
    09 August 2025 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

    Rasti ka ndodhur në Vushtrri, të premten në ora 19:00.

    “Vushtrri 08.08.2025-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark