Kryetari i Gjilanit nderon një adhurues të Enver Hoxhës – por në mënyrë tinëzare e fsheh portretin e tij në Facebook - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Gjilanit nderon një adhurues të Enver Hoxhës – por në mënyrë tinëzare e fsheh portretin e tij në Facebook

    Insajderi
    09 August 2025 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një vizite në shtëpinë e Pajazit Zymerit, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e dekoroi atë me çmimin “Nderi i Qytetit”. Ngjarja u pasqyrua edhe në rrjetet sociale përmes një postimi në Facebook nga vetë Hyseni, i cili ndau fotografi nga momenti i dorëzimit të mirënjohjes.

    Por, ajo që nuk u pa në ato imazhe ishte një detaj që nuk i shpëtoi vëmendjes së publikut: në muret e dhomës ku ndodhi ceremonia, qëndronte i varur një portret i madh i diktatorit Enver Hoxha. Ky element ishte i padukshëm në fotografitë zyrtare të shpërndara nga kryetari, pasi ato ishin prerë në mënyrë të tillë që portreti të mos dukej.

    Në postimin e Hyseni-it, Zymeri përshkruhet si një patriot që qëndroi i palëkundur në luftën për liri, një pjesëmarrës aktiv në Ballin Kombëtar dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.


    “Baca Pajazit, që në vitin 1969 iu bashkua Ballit Kombëtar në Austri, vazhdoi aktivitetin e tij patriotik në Lëvizjen Popullore në diasporë, duke bashkëpunuar me figura të njohura si Kadri Zeka dhe Ibrahim Kelmendi. Mori pjesë në demonstratat historike të vitit 1981 në Zvicër, u përball me arrestime e tortura, por kurrë nuk u tërhoq nga rruga e lirisë.Kontributi i tij shtrihet nga ndihma për bashkatdhetarët në mërgim, te mbështetja financiare për fondin “Vendlindja Thërret”, e deri te pjesëmarrja si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 121 gjatë Betejës së Pashtrikut.Nderim e mirënjohje të përjetshme për veprën e tij patriotike!”, ka shkruar ai.

    The current image has no alternative text. The file name is: gjilani-449x300-1.png


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark