
Përderisa krerët e lartë të shteteve do ta nënshkruajnë këtë marrëveshje në OKB, mediet ndërkombëtare rekomandojnë veprimet që njerëzit duhet t’i ndërmarrin në mbrojtje të natyrës.
Edhe pse në botë disa nga këto pika përmbahen në masë të madhe, në Kosovë vërehet një mos-sensibilizim i qytetarëve në mbrojtjen e natyrës me mos aplikimin e veprimeve që ambientalistët i rekomandojnë.
Gazeta britanike Independent ka radhitur disa nga veprimet që mëton vetëdijesimin e njerëzve lidhur me degradimin e vazhdueshëm të planetit tonë, përfshirë braktisjen dhe keqpërdorimin, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.
Filloni të mbani një çantë me vete
Vitin e kaluar në Angli hyri në fuqi që detyronte qytetarët anglez të paguajnë 5 funte për qese të madhe të plastikës në supermarkete. E gjitha kjo e bërë me qëllim futjen në përdorim të çantave të dorës me material të mëndafshtë, e cila është mënyrë e mirë për të zvogëluar sasinë e mbeturinave.
Gjithsesi, një gjë e tillë mungon edhe vetëdijesimi i njerëzve, derisa shpeshherë hasim në komunitete të cilat hedhin qeset në një lokacion të vetëm.
Bëhuni vegjetarian (ose shkurtoni në një masë përdorimin e mishit)
Industria e mishit prodhon sasi të mëdha të emetimeve të dëmshme, dhe ekosistemet vitale në mbarë botën janë duke u shkatërruar në një shkallë të lartë në mënyrë që të bëjnë vend për bagëtinë, që ata të rrisin atë që hanë.
Sipas një analize të Catham House, industria e mishit përbën 15 për qind të të gjitha lirimeve të gazrave nga serra e tokës. Derisa edhe në këtë rekomandim kosovarët qëndrojnë të mangët. Ata e parashohin si të vështirë shndërrimin në vegjetarian. Fakt tjetër mbetet edhe veprimtaria e vetëm një restoranti vegjetarian në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Përdorini biçikletat
Është thënë më parë se disa nga problemet më të mëdha me të cilat përballet bota perëndimore – ndotja, ndryshimet klimatike dhe obeziteti – mund të zgjidhet në qoftë se futet në përdorim më të madh biçikleta.
Ndërsa, në Kosovë ky fenomen i përdorimit të biçikletave është në një nivel shumë të ulët. Ky konkluzion vjen prej shumë arsyeve. Vetëdijesimi i njerëzve për përdorimin e tyre, pamundësia infrastrukturore dhe trafiku po ashtu.
Përdorimi i biçikletave shpëton jetë pasi bënë që makinat -të cilat lirojnë në masë të madhe gazra- të hiqen nga përdorimi.
Futini në ripërdorim shishet e plastikës
Shishet e plastikës nuk duhet të gjuhen, futini në përdorim ato. Blerja e një shisheje të ujit nuk duhet të shkojë në fund të mbeturinave, por duhet futur në ripërdorim, shkruan Independent.
Mbrojtja e mjedisit është një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit, e cila po rrezikohet në masë të madhe edhe nga ngrohja globale. /Insajderi.com