Ambasadori gjerman lajmërohet nga Ura e Ibrit, tregon çka bisedoi me mysafirin nga Berlini - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman lajmërohet nga Ura e Ibrit, tregon çka bisedoi me mysafirin nga Berlini

    Insajderi
    11 August 2025 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka treguar për vizitën në Kosovë të Drejtorit për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në i Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane, Michael Reiffenstuel, më 10 dhe 11 gusht.

    Ndër tjerash tregohet për takimet që kishte me krerët e shtetit si presidenten Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti që ambasada i referohet si “kryeministër në largim”, si dhe krerët e dy partive opozitare Memli Krasniqit (PDK), dhe Lumir Abdixhikut (LDK).

    Ai pati takime edhe me perfaqësues të partive serbe të Kosovës, shoqërisë civile, si dhe komandantin e KFOR;it.

    Ai ka kërkuar që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese si mënyrë për t’i dhënë fund bllokimit politik.

    “Në takimet e tij me aktorët politikë të Kosovës, ai nënvizoi nevojën për të respektuar dhe zbatuar plotësisht vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që t’i jepet fund bllokimit politik. Ai gjithashtu përsëriti pritjet tona që të gjitha partitë që plotësojnë kriteret mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu theksohet fakti se Gjermania i jep mbështetje përfaqësuesit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Petar Sorensen.

    “Z. Reiffenstuel përsëriti mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së Peter Sörensen në përpjekjet e tij për të çuar përpara Dialogun e Normalizimit të lehtësuar nga BE-ja. Angazhimi konstruktiv i Kosovës është thelbësor për suksesin e integrimit të Kosovës në BE, të cilin Gjermania e mbështet fuqimisht”, thuhet në njoftimin e ambasadës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark