Insajderi
Show

Aktores i ndodh e papritura: I zhduket gjarpri në shtëpinë e Taylor Swift-it

Insajderi
13 August 2025 - 09:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aktores i ndodh e papritura: I zhduket gjarpri në shtëpinë e Taylor Swift-it
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zoe Kravitz ka pasur një situatë të sikletshme në fillim të këtij viti.

Teksa po qendronte në shtëpinë e këngëtares së njohur, Taylor Swift, ajo humbi gjarprin e saj.

Në një intervistë së fundmi, Kravitz pohoi se po qendronte përkohësisht në shtëpinë e Taylorit, bashkë me nënën e saj.

Dhe, teksa po kryente punët e shtëpisë, ajo u njoftua nga e ëma se kafsha e saj shtëpiake, gjarpri Orpheus, kishte hyrë në një vrimë në banjon e katit të dytë.

Nëna e Zoet u alarmua nga frika se mos gjarpri nuk mund të dalë që aty, duke e kapur për bishti për ta mbajtur jashtë.

Kjo ka bërë që Zoe të thërrasë për ndihmë dhe të shkatërrojë tualetin e mikeshës, për të nxjerër gjarprin nga muri.

“I thashë administratorit të shtëpisë së saj: ‘Sigurisht, do të paguaj që gjithçka të rregullohet. Të lutem mos thuaj asgjë derisa të rregullohet’”, u shpreh Kravitz.

Por kur ylli 36-vjeçar e telefonoi shoqen e saj, Taylor tashmë ishte e vetëdijshme për atë që kishte ndodhur.

“Mbaj mend që e thirra dhe i thashë: ‘Hej, doja të flisja me ty për diçka.’ Dhe ajo më tha: ‘A ka të bëjë me faktin që për pak sa nuk humbe një gjarpër në shtëpinë time dhe më shkatërrove banjën?’”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark