Aeroporti “Adem Jashari” shënon rritje: më shumë pasagjerë dhe fluturime krahasuar me vitin e kaluar - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Aeroporti “Adem Jashari” shënon rritje: më shumë pasagjerë dhe fluturime krahasuar me vitin e kaluar

    Insajderi
    13 August 2025 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një rritje të ndjeshme si në numrin e udhëtarëve, ashtu edhe në lëvizjet ajrore për muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

    Më muajin Korrik 2025 u regjistrua një rritje, me 458,348 pasagjer që udhëtuan nga dhe drejt destinacioneve ndërkombëtarë përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, një rritje prej 9.24% të trafikut të pasagjerëve krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Edhe numri i fluturimeve u rrit me 8.11% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

    Performanca e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës është rezultat i një tendence të qëndrueshme rritjeje gjatë viteve të fundit, ku aeroporti e dyfishoi trafikun në vitin 2024, duke arritur në mbi 4 milionë udhëtarë.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shpreh falënderimet e saj më të sinqerta për të gjithë pasagjerët, që e kanë bërë të mundur këtë arritje historike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark