Njeriu i VV-së që u emërua drejtor i ATK-së: Shqiptarët mujnë me ta falë kapak hajninë, se përherë e kanë konsideru shtetin të huajin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Njeriu i VV-së që u emërua drejtor i ATK-së: Shqiptarët mujnë me ta falë kapak hajninë, se përherë e kanë konsideru shtetin të huajin

    Insajderi
    13 August 2025 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mentor Hyseni, ish-kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes dhe aktivist i kahershëm i kësaj partie, është emëruar drejtor në Administratën Tatimore të Kosovës, siç bëri të ditur sot Ministria e Financave.

    Në një prej deklaratave të tij, ku ai akuzonte PSD-në për tradhëti, ai deklaronte se ‘shqiptarët ta falin ngapak hajninë dhe nepotizmin’, por jo ‘edhe tradhtinë’.

    Shqiptarët si popull mujnë me ta falë kapak hajninë se përherë e kanë konsideru shtetin të huajin.

    Nepotizmin ta arsyetojnë diqysh, se thonë hajt bre se e ka pasë anëtar të familjes, ama tradhtinë nuk ta falë kurrë.

    LDK kur është nda, ka pasë ndamje drastike. Nisma sa e vogël që iu ka hjekë PDK-së, PDK më kurrë nuk është rimëkëmbë.

    VV është nda me 31 deputetë, tash ka mundësi me i marrë 33 deputetë. Jo që jemi forcu na, por populli nuk ta falë atë”, deklaronte Hyseni


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark