Detaje nga vrasja në Prizren: Viktima dhe i dyshuari ishin shokë të ngushtë, u 'kapën' për qen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga vrasja në Prizren: Viktima dhe i dyshuari ishin shokë të ngushtë, u ‘kapën’ për qen

    Insajderi
    13 August 2025 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 10 gusht, një ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen “Tusuz” të Prizrenit.

    Një konflikt i mëhershëm mes dy personave u përshkallëzua mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Lapidari”, kur Erolind Badalli dhe Hekuran Shala u përplasën në rrugë, ndërsa ishin duke shëtitur qentë e tyre.

    Sipas hetimeve, pas një fjalosjeje të shkurtër,Batalli dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur viktimën me plagë të rënda.

    Hekuran Shala u dërgua me urgjencë në QKUK në Prishtinë, por nuk arriti të mbijetojë.

    I dyshuari u arrestua dhe ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Prokuroria Themelore në Prizren, për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të armës – në këtë rast, thikës që u përdor në krim.

    Avokati i të dyshuarit, Valdrin Gashi, tha se viktima dhe i dyshuari kishin qenë miq të ngushtë, që shpesh kalonin kohë bashkë.

    Sipas tij, ditën kritike ata kishin ngrënë dhe kishin pirë së bashku, përpara se të shkonin, me disa persona të tjerë, në një vend ku do të përlesheshin qentë. Pikërisht aty nisi debati që, sipas avokatit, u shndërrua në afekt dhe përfundoi tragjikisht.

    “Inati nisi për shkak të përleshjes së qenve”, u shpreh Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark