𝟐𝟔𝟎 đŠđąđŁĂ« đžđźđ«đš đđąđŸđžđ«đžđ§đœĂ« / Tenderi i dyshimtĂ« ku u zgjodh kompania mĂ« e shtrenjtĂ« pĂ«r hemodializĂ«, nĂ« OSHP ishin dorĂ«zuar ankesa pĂ«r diskriminim nga QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    𝟐𝟔𝟎 đŠđąđŁĂ« đžđźđ«đš đđąđŸđžđ«đžđ§đœĂ« / Tenderi i dyshimtĂ« ku u zgjodh kompania mĂ« e shtrenjtĂ« pĂ«r hemodializĂ«, nĂ« OSHP ishin dorĂ«zuar ankesa pĂ«r diskriminim nga QKUK

    Insajderi
    14 August 2025 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Klinike Universitare e KosovĂ«s (QKUK) ka shpallur fituese kompaninĂ« “Medi Health LLC“, ndonĂ«se kjo e fundit kishte ofruar çmimin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« tender. Kontrata i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« kĂ«saj kompanie nĂ« vlerĂ« prej 843 mijĂ« eurosh, ndĂ«rkohĂ« qĂ« janĂ« refuzuar ofertat mĂ« tĂ« lira, me njĂ« diferencĂ« deri nĂ« 259 mijĂ« euro mĂ« pak. QĂ« nĂ« fillim tĂ« procesit tĂ« prokurimit ishin ngritur dyshime pĂ«r parregullsi, pĂ«r çka janĂ« dorĂ«zuar edhe ankesa nĂ« GjykatĂ«n e TenderĂ«ve.

    Gazeta Insajderi

    Kompania Medi Health L.L.C. Ă«shtĂ« shpallur fituese e kontratĂ«s pĂ«r “Furnizimin dhe instalimin e pajisjeve dhe shtretĂ«rve pĂ«r HemodializĂ« pĂ«r KlinikĂ«n e NefrologjisĂ«“.

    Kjo kompani u shpĂ«rblye me 843,750.00 €.

    Sipas dokumentit të publikuar në e-prokurim, në garë morën pjesë pesë operatorë ekonomikë.

    Kompania me çmimin mĂ« tĂ« ulĂ«t ishte “N.T.SH. M.S. MEDICOM” me njĂ« ofertĂ« rreth 259,000 € mĂ« tĂ« lirĂ« se sa ajo qĂ« u shpall fituese.

    Por, që edhe ofertuesit tjerë ishin me të lirë në krahasim me kompaninë fituese.

    Tenderi i dyshimtë dhe ankesat për diskriminim

    Qendra Klinike Universitare e KosovĂ«s nĂ« shkurt tĂ« kĂ«tij viti kishte iniciuar tenderin me titull “Furnizimi dhe instalimi i Pajisjeve dhe ShtretĂ«rve pĂ«r HemodializĂ« pĂ«r KlinikĂ«n e NefrologjisĂ«”.

    Që nga atëherë u ngriten dyshime për përshtatje të specifikave për një operator ekonomik.

    Një kompani ishte ankuar në OSHP për diskriminim në këtë procedurë.

    Sipas tyre QKUK u ka pamundësuar ofertimin meqë i ka përjashtuar fakti se procedura është vendosur në vetëm një lot.

    “Sa i pĂ«rket shtretĂ«rve, AK pĂ«rcakton specifikime tĂ« ngushta teknike tĂ« cilat i pĂ«rshtaten vetĂ«m njĂ« prodhuesi, pasi qĂ« shumĂ« prodhues tĂ« njohur botĂ«ror nuk prodhojnĂ« shtretĂ«r me kĂ«to lloje tĂ« specifikave. Siç Ă«shtĂ« paraqitur edhe nĂ« KĂ«rkesĂ«n pĂ«r Rishqyrtim, nĂ« bazĂ« tĂ« specifikacioneve tĂ« dosjes sĂ« tenderit, OE N.T.SH.”M.S.MEDICOM” ka arritur tĂ« identifikoj nĂ« mĂ«nyrĂ« specifike se pĂ«r cilat produkte dhe cilĂ«t prodhues janĂ« pĂ«rgatitur specifikimet teknike tĂ« dosjes sĂ« tenderit, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« oferta tĂ« jetĂ« e suksesshme,

    Ndërsa, OSHP e kishte miratuar pjesërisht këtë ankesë, duke i dhënë të drejt QKUK-së që të vazhdojë me procedurën e tenderit .

    “Paneli Shqyrtues duke i analizuar shkresat e kĂ«saj lĂ«nde dhe veprimet e ndĂ«rmarra nga palĂ«t, deklaratat e tyre dhe provat e administruara gjatĂ« rrjedhĂ«s sĂ« kĂ«tij aktivitetit tĂ« prokurimit, konsideron se gjetjet e ekspertit shqyrtues dhe teknik mendimet e tyre janĂ« tĂ« pranueshme dhe se Paneli Shqyrtues me tĂ« drejtĂ« e mori nĂ« konsideratĂ« Raportin e tij me rastin e vendosjes. NĂ« rastin konkret nga raporti i ekspertit shqyrtues/ teknik, ku ekspertja teknike Ă«shtĂ« e profilizuar nĂ« profesionin e mjekut, dĂ«shmitĂ« e prezantuara nga operatori ekonomik ankues, dokumentet e dosjes sĂ« tenderit si dhe nga provat tjera tĂ« rastit Ă«shtĂ« gjetur se tĂ« gjitha pretendimet ankimore janĂ« tĂ« pabazuara. Duke u bazuar nĂ« gjendjen faktike tĂ« konstatuar si mĂ« sipĂ«r, Paneli Shqyrtues i ka falur besimin e plotĂ« konstatimeve dhe rekomandimeve nĂ« raportin e ekspertit shqyrtues/teknik”, thuhej nĂ« vendimin e OSHP-sĂ«.

    Historiku i kontratave që mori Medi Health

    Kompania “Medi Health”, nĂ« ARBK, figuron se ka pronar Eltion Krasniqin.

    Teksa ka deklaruar se ka vetëm pesë punëtorë.

    Në anën tjetër, kjo nuk është kontrata e parë e majme që po fiton nga institucionet shëndetësore.

    Kjo kompani ka gjithsej 12 kontrata në realizim.

    Vetëm në këtë vit, del se ka nënshkruar me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, pesë kontrata, shkruan Insajderi.

    NĂ« korrik, SHSKUK e ka shpĂ«rblyer kompaninĂ« “Medi Health” me tenderin emergjent pĂ«r hemodializĂ«.

    Kontrata ishte dy mujore dhe i ka kushtuar SHSKUK-së më shumë se 347 mijë euro.

    Ndërsa, e njëjta kompani ka fituar edhe një tender tjetër nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij viti për furnizim me barna në vlerë prej 30 mijë euro./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark