
Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit, ka realizuar sot disa takime.
Ai fillimisht është takuar me disa gra dhe vajza të reja të cilave u ka premtuar se do të ndërmarrim masa konkrete për rritjen e rolit të tyre në institucione
“Së bashku me Adelinen, kandidaten tonë për Kuvendin Komunal, patëm një takim të frytshëm me gra dhe vajza të reja nga qyteti i Lipjanit, ku diskutuam idetë dhe mundësitë për fuqizimin e tyre socio-ekonomik.
“Zotohem se në mandatin e ardhshëm do të ndërmarrim masa konkrete për familjet dhe për gratë: rritjen e rolit të tyre në institucione dhe vendimmarrje, aftësimin profesional, punësimin, vetëpunësimin, si dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Buja, më pas është mirëpritur nga qytetarët e fshatrave Gllogoc dhe Jeta e Re.
Nga atje, Buja tha se pjesëmarrja e qytetarëve në takime do të thotë se fitorja është e tyre.
“Pjesëmarrja masive në takimet tona në Gllogoc dhe në Jetën e Re e dëshmon se fitorja është e jona! Fryma e fitores për zgjedhjet e ardhshme u dëshmua sonte në takimin me shtabin e PDK-së në Gllogoc dhe Jeta e Re, ku pjesëmarrja masive e qytetarëve ishte vërtet mbresëlënëse. Gllogoci dhe Jeta e Re do të jenë pjesë e një zhvillimi të integruar urban me qytetin e Lipjanit, me investime të rritura dhe projekte konkrete që do të realizohen në mandatin e ardhshëm. Garanci për këtë vizion është Ferizi në Gllogoc, kandidati jonë për Asamblenë Komunale nga Gllogoci, që do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve të këtij lokaliteti”, përfundoi ai.