Studentët bashkohen për paqe, sfidojnë ekstremizmin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët bashkohen për paqe, sfidojnë ekstremizmin

    Insajderi
    22 April 2016 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo fushatë e nisur para tre muajve ka zhvilluar një aksion të premten në hapësirat e kolegjit në fjalë, në të cilën është vendosur një pano e madhe, ku është shkruar pyetja, në anglisht, “Kur i mbyll sytë dhe mendon paqen, çfarë sheh?”.

    Studentëve u është kërkuar që përgjigjet e tyre në këtë pyetja ta shkruajnë në një letër të vogël dhe atë ta ngjisin në pano.

    Fushata “United for Peace” do të vazhdojë deri të dielën, ndërsa këtë ditë, nga ora 12, në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë organizohet një gjysmë-maratonë vrapimi.

    Nismëtarët e këtij projekti ftojnë qytetarët t’i bashkohen kësaj kauze për paqe, e kundër ekstremizmit, duke u bërë pjesë e gjysmë-maratonës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark