
Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar më 16 gusht 2025 nga Policia e Kosovës, duke rezultuar me arrestimin edhe të dy personave dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme narkotikësh.
Zyrtarët policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prizren, pas një pune hetimore në terren, kanë arrestuar të dyshuarin H.K..
I arrestuari është Hivzi Krabaj, ndaj të cili është caktuar edhe masa e paraburgimit.
Me urdhër të Prokurorit, janë bastisur dy banesa të tij, ku u gjetën dhe sekuestruan: 4 kg e 440 gram kokainë, dy peshore digjitale, 260 euro para të gatshme, si dhe dëshmi të tjera relevante për hetim.
Ndërkohë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, të identifikuar nga burimet e Sinjalit si: Isak Hosmeni, Elmedina Rexhepi.
Gjatë aksionit, janë sekuestruar edhe dy automjete, një me targa belge dhe tjetra me targa vendore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.