Insajderi
Botë

Pas takimit me Putinin, zbulohen detaje nga telefonata mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë

Insajderi
16 August 2025 - 16:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas takimit me Putinin, zbulohen detaje nga telefonata mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin, presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ku morën pjesë edhe disa liderë evropianë dhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Në thirrje ishin të pranishëm përfaqësues të NATO-s dhe BE-së, si dhe liderë nga Britania, Gjermania, Italia, Finlanda e Polonia. Nga pala amerikane morën pjesë edhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe emisari për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Sipas gazetarit amerikan Barak Ravid, biseda nuk ishte e lehtë. Trump përcolli mesazhin e Putinit, duke theksuar se ai nuk kërkon vetëm armëpushim, por një marrëveshje të plotë paqeje – që Trumpi e mbështeti si alternativën më të mirë.

Trump dhe Zelensky pritet të takohen personalisht të hënën në Zyrën Ovale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark