“Ndërpritet rryma për ndërmarrjen që shumicën e stafit e ka në terren” – Kryeshefi: Pse nuk po e ndalni edhe në spitale, qeveri, ministri? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ndërpritet rryma për ndërmarrjen që shumicën e stafit e ka në terren” – Kryeshefi: Pse nuk po e ndalni edhe në spitale, qeveri, ministri?

    Insajderi
    16 August 2025 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, ndërmarrjes publike KRM “Ekoregjioni” Sh.A. i është ndërprerë energjia elektrike, një veprim që ka nxitur reagime të ashpra nga drejtuesit e kompanisë. Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Burim Shala, e ka cilësuar ndërprerjen si një akt “skandaloz, të paarsyeshëm dhe të papranueshëm”.

    Në një reagim publik, Shala theksoi se “Ekoregjioni” nuk është kompani prodhuese dhe se puna e saj nuk varet nga energjia në zyrat administrative, duke shtuar se arsyeja e vetme për këtë veprim është numri i madh i të punësuarve – mbi 500 punëtorë, prej të cilëve vetëm 25 janë në administratë, ndërsa pjesa tjetër operon në terren për të mbajtur pastërtinë në qytete.

    “A është kjo arsye për të ndalur një ndërmarrje publike?!”, pyet Shala në deklaratën e tij, duke kritikuar ashpër Zyrën e Rregullatorit për Energji.

    Ai e krahasoi këtë veprim me ndaljen e energjisë për spitale, institucione shtetërore dhe komuna, duke e konsideruar si “padrejtësi të pastër dhe turp kombëtar”.

    Shala kërkoi që vendimi të rishqyrtohet urgjentisht dhe që ndërprerja e energjisë të anulohet, duke theksuar rëndësinë e shërbimeve që ofron ndërmarrja për qytetarët.

    Ky është reagimi i tij i plotë:

    Sot, Ndërmarrjes Publike KRM “Ekoregjioni” Sh.A. iu ndërpre energjia elektrike!

    Ky është një veprim skandaloz, i paarsyeshëm dhe i papranueshëm ndaj një ndërmarrjeje publike që shërben për qytetarët.

    Ne nuk jemi kompani prodhuese, nuk kemi punë që varen nga rryma nëpër zyra, por na është ndalur energjia vetëm pse kemi mbi 500 punëtorë!

    A është kjo arsye për të ndalur një ndërmarrje publike?!

    Nga 500 punëtorë, vetëm 25 janë në administratë, të gjithë të tjerët janë punëtorë operativë që punojnë çdo ditë në terren, duke mbajtur qytetet e pastërta dhe duke iu shërbyer qytetarëve.

    Ku ka më keq dhe më të pa ditur se ky veprim i ZRrE-së?

    Nëse sipas tyre është normale të ndalet rryma një ndërmarrjeje publike, atëherë pse të mos ndalet edhe Spitaleve, Qeverisë, Ministrive, Komunave e institucioneve tjera?

    Kjo është padrejtësi e pastër dhe turp kombëtar!

    Kërkojmë që kjo padrejtësi të ndalet!

    Zoti na ndihmoft si popull!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark