Përse mungoi Festa Qoqaj në ditëlindjen e parë të djalit të Eriona Sejdiut? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Përse mungoi Festa Qoqaj në ditëlindjen e parë të djalit të Eriona Sejdiut?

    Insajderi
    17 August 2025 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja e njohur dhe ish-Miss Kosova, Eriona Sejdiu, ka festuar ditëlindjen e parë të djalit të saj, Aronit, me një organizim madhështor që u mbajt mbrëmë në një ambient luksoz, të dekoruar deri në detajin më të vogël.

    Tavolinat e shtruara me finesë, lulet e bardha, kandilat kristal dhe detajet festive e shndërruan vendin në një atmosferë përrallore. Të ftuarit ishin të shumtë dhe pjesëmarrja e tyre i dha edhe më shumë gjallëri mbrëmjes, e cila u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

    Vërehej mungesa e Festës e cila duket se po shijon pushimet në jug të Shqipërisë dhe e kishte të pamundur prezencën shkaku i këtij detaji.

    Një nga momentet më të veçanta të festës ishte hyrja e prindërve me vogëlushin Aron, e shoqëruar me këngën tashmë megavirale të Irkenc Hykës – “Dasma”, me vargjet e njohura “Moj e lumja unë, ç’paska rritur nena”. Ky detaj rikrijoi atmosferën e paharruar të dasmës së Erionës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark